Situata aktuale e sigurisë në Maqedoninë së Veriut është e paqartë, por stabile, vlerësuan sot panelistët në debatin me titull “Periudha e sfidave të sigurisë dhe hapave të nevojshëm” të organizuar nga klubi i gjeneralëve, klubi diplomatik, forumi ballkanik i sigurisë dhe Shoqata e veteranëve dhe rezervistëve të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ngjarjet e fundit në vend, sipas kryetarit të forumit ballkanik për siguri, Bllagoja Markovski, e rrisin pasigurinë. Ai tha se ka kushte për krizë politike, duke cituar Ligjin për Prokurorinë Publike, aferën “Haraçi”, vlerësimet e Komisionit të Venecias, çështja e regjistrimit të popullsisë, zgjedhjet e përkohshme parlamentare dhe kushtet që kërkon Bullgaria, për të cilët hulumtimet e “Eurothing” tregojnë se qytetarët tanë “armikun tradicional” Greqinë e zëvendësojnë me Bullgarinë.

“Sipas analistëve ndërkombëtarë “kriza e brendshme politike në vendet tona i konfirmojnë zërat e shumtë të cilët paralajmërojnë se refuzimi i mëtejshëm nga ana e Brukselit jep mundësi për sinjal katastrofale dhe të rrezikojë stabilitetin e vendit”. tha Markovski.

Anëtari i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe ministri i parë i Mbrojtjes, Trajan Gocevski tha se bllokimi i BE-së rreth dhënies së datës për bisedime ka sjell pakënaqësi tek qytetarët, por ky nuk është një faktor kyç, ndërsa mundet që në rrugën më të gjatë të ndikojë në gjendjen e sigurisë në Maqedoninë e Veriut.