Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të thatë,përcjell Fol.

AMSM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur dhe të respektohen shenjat e komunikacionit të instaluara.

Në gryka dhe prerje mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugë: Kocani – Makedonska Kamenica – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Debar – Strugë, Demir Kapi – Udovo, Katlanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar Resen – Bukovo.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është i moderuar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrjen dhe daljen nga shteti. /Fol.mk