Në mbështetje të kandidaturës së Blerim Rekës për President në Maqedoninë e Veriut,  përpos shumë figurave dhe personaliteteve publike nga Kosova edhe Shqipëria, në mbështëtje të profesor Rekës, publikisht  ka dalë edhe Gjeneral Selim Krasniqi, përndryshe vëllau i heroinës Xhevë Krasniqi- Lladrovci.

Në reagimin e tij gjeneral Krasniqi , thumbon keq të gjithë ata që me thirrjet e tyre  apelojnë  shqiptarët  të votojnë një  kandidat maqedonas në vend të kandidatit shqiptarë , profesor Blerim Rekës. Poashtu gjeneral Krasniqi habitet  me sjellejet e tilla të ulëta të Ali Ahmetit dhe te tjerëve që mendojnë si ai, se si është e mundur që ju nga komandat të luftës kaq lehtë jeni transformuar  në këtë gjendje të mjerrueshme, duke shkelur mbi gjakun e derdhur për liri.

Andaj unë si pjesëmarrës i luftës dhe vëllau i dëshmorëve, ftoj të gjitë  shqiptarët të votojnë kandidatin e tyre, kandidatin e Pavarur për President  profesorin Blerim Reka, si një kandidat të ditur , kombëtarë dhe mjaft serioz thuhet në thirjen e  Gjeneral Selim Krasniqit drejtuar shqiptarëve në Maqedoni /fol.mk