Fushata për zgjedhjet presidenciale ka hyrë në ditën e shtatë. Kandidatët edhe sot vazhdojnë takimet dhe mitingjet me qytetarët, për të shpalosur programet e tyre zgjedhore.Kandidati për president i radhitur i pari në listen zgjedhore, Blerim Reka, i përkrahur nga ASH dhe BESA do të zhvillojë tubim në Kumanovë.Kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska do të mbajë tubime në Radovish dhe Strumicë. Paraprakisht ajo do të zhvilloj disa takime dhe vizita në lagjet e Shkupit.Kandidati i LSDM dhe koalicionit, Stevo Pendarovski do të takojë qytetarët e Sarajit, Çairit, Kisella Vodës dhe Karposhit. Në Shtëpinë e Armatës do të takohet me pensionistë, por do të jetë edhe pjesë e disa aktiviteteve tjera.Fushata filloi më 1 prill dhe zgjat deri më 19 prill, më pas vijon heshtja 24 orëshe, para votimeve më 21 prill.