received_10209602119522699

Gjeneral Gëzim Ostreni, pa dyshim ishte ndër figrura kyçe të UÇK-së së Kosovës dhe asaj të Shqiptarëve të Maqedonisë. Një Gjeneral dhe strateg luftrash sigurisht se mbi vete bartë edhe kontributin dhe strategjitë e politkëbërjes. Ishte pikërisht ai që kontriboi në ndërtimin e ish subjektit të tij BDI-së. Për Gjeneralin edhe brenda BDI e kanë kuptuar pikërisht dhe e kanë pranuar se ai ka qenë njëri nga kuadrot më të spikatura të BDI i cili ka kontribuar shumë për fitoret e saja. Megjithate klanet politike brenda BDI e kanë nëglizhuar shpeshherë rolin dhe meritat e një gjenerali që diti të menaxhojë edhe luftën por edhe politikën e BDI. Lideri i BDI, pas shfrytëzimit të tij maksimal si gjatë luftës dhe gjatë politikës, asnjëherë nuk ishte mirënjohës këtij njeriu që dha shumë për UÇK dhe fitoret e BDI. Gjeneral Ostreni u shantazua dhe u izolua politikisht nga i ashtuquajturi “Klan i Zajazit” nga Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Fazli Veliu. Gjenerali u la vetëm. Dhe subjekti i tij së bashku me lidershipin e tij pranuan të nënçmohen shpeshherë nga VMR0-DMPNE të cilët nëpërmjet ofertave të tyre korruptive ndaj BDI, ja ndërruan kahjen dhe rolin politik kësaj partie dhe njollosën thellë figurën e Ali Ahmetit dhe te Musa Xhaferit. Me këtë rast u ruajt edhe pastërtia morale e Gjeneral Gëzim Ostrenit, i cili ishte edhe kritikuesi më i madh i Musa Xhaferit për udhëheqjen politike të BDI. Poashtu revolta e Gjeneralit ishte edhe ndaj kreut të BDI Ali Ahmetit i cili i patë dhënë një luks të madh Musa Xhaferit për tu bërë “mbret” i të gjitha çështjeve që lidhen me politikën e BDI, duke filluar nga emrimi i kuadrove e deri tek ndarja e tenderëve dhe bizneseve. Nga ajo që dëgjuam nga publikimi i të ashtuquajtur bombave, aktivistët e thjeshtë dhe të sinqertë të BDI, e kuptuan rolin mjaft pozitiv të Gjeneral Ostrenit i cili i heshtur por mjaft kritik ndaj lidershipit të BDI-të cilët e keqpërdorën pamëshirshëm verdiktin e votuesve shqiptar në interest e përfitimit personal dhe pasurimit marramendës të klikës së ngushtë partiake. Pra Shkëputja e general Gëzim Ostrenit së bashku me Komandant Qufën ishte i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për t’i thënë stop, korrupcionit dhe njëmendësisë partiake të udhëhequr nga dyshja e Zajazait Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Largimi i Gjeneral Ostrenit nga BDI, ishte goditja më e madhe deri tani ndaj Ali Ahmetit i cili në forume të ngushte partiake e ka kuptuar këtë fakt dhe ka pranuar se kjo do ti kushtojë shumë BDI në proceset e mëtutjeshme zgjedhore. Me largimin e Gjenralit, BDI u xhvesh nga epiteti i partisë që mbante prefiksin e UCK, dhe sot ajo njihet si parti e tradhëtisë, korrupcionit, amorralitetit dhe vasalitetit ndaj VMRO-së.

…vazhdon na ndiqni!

received_10209602127842907

© fol.mk