Ambasadorja gjermane në Shkup Anke Gisela Holstein, ka nënshkruar marrëveshje për donacion për disa institucione shëndetësore (Spitalin Klinik në Shtip, Spitalin e Përgjithshën në Kumanovë, Spitalin e Përgjithshëm në Prilep dhe Shtëpinë Shëndetësore në Gostivar).

Nga Ambasada Gjermane në Shkup thonë se vlera e përgjithshme e donacioneve është 152 mijë euro, e cila jepet me qëllim të mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për përballje më mirë me pandeminë COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ambasada thonë se institucionet shëndetësore vendore do t’i shfrytëzojnë mjetet e dhuruara për furnizimin e pajisjeve mjekësore dhe makinave për ndihmën e shpejtë.

“Mbështetja financiare nga Projektet e vogla nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë ka për qëllim avancimin e zhvillimit social dhe ekonomik të vendit nikoqir”, thonë nga ambasada.