Roboti prift që lëviz nëpër rrugët e Gjermanisë mund t’ju bekojë në pesë gjuhë, prandaj dhe është quajtur ‘BlessU-2’. Ai ka një fytyrë jo shumë miqësore dhe krahë të gjata që mund t’i përdorë për të kontrolluar shpirtin tuaj. Sipas të përditshmes britanike Guardian ai mund të lëshojë dritë nga duart e tij

Nëse nuk e kuptoni bekimin e tij nga zëri apo shkrimet në ekran, prifti robot mund t’ua printojë atë teksa dilni nga qendra tregtare.

BlessU-2 gjendet aktualisht në qytezën gjermane të Wittenberg, dhe po përpiqet të influencojë mendimin e thellë mbi mënyrën sesi teknologjia do të prekë besimin fetar.

“Ne deshëm të zbulonim nëse është e pranueshme për njerëzit që të bekohen nga një makineri”, tha zëdëhnësi i kishës protestante Stephan Krebs, duke shtuar se përshtypjet e para ishin majft pozitive.