Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se shpenzimet tregtare dhe ushtarake të Gjermanisë janë të papranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne kemi një deficit tregtar masiv me Gjermaninë, plus që ata paguajnë më pak sesa duhet në NATO dhe ushtri. Shumë keq për SHBA-në. Kjo duhet të ndryshojë”, tha Trump në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Gjatë një fjalimi të dielën në Mynih, kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se presidenca e Trumpit kishte përmbysur aleancën tradicionale të Evropës me SHBA-në.

Marrëdhëniet SHBA-Gjermani janë tendosur për shkak të kritikave të vazhdueshme të Trumpit për deficitin tregtar dhe kërcënimin e tij për të imponuar një taksë të fuqishme mbi prodhuesit gjermanë për shitjen e automjeteve në tregun amerikan që janë prodhuar diku tjetër.

Trump ka kërkuar gjithashtu që Gjermania të shpenzojë më shumë në ushtri dhe i quajti politikat e migrimit të dyerve të hapura të Merkelit si një gabim katastrofik.