Rasti i fëmijës së traumatizuar e të dëbuar dymbëdhjetëvjeçar nga Maqedonia, është bërë temë kryesore në Komitetin e brendshëm të Parlamentit të Hessenit në Gjermani. Ministri Peter Beuth (CDU) duhet të prononcohet përse fëmija është dërguar jashtë vendit, kërkon Partia gjermane SPD.

SPD-ja e ka obliguar ministrin e Brendshëm Peter Beuth (CDU), që të pronocohet lidhur më dëbimin e fëmijës dymbëdhjetëvjeçar nga Gjermania, për në Maqedoni. Fëmija i sëmurë psikik, të hënën është dëbuar me avion nga Hesseni i Gjermanisë për në Shkup dhe i është dorëzuar babait të vet të varur nga droga, i cili është i njohur edhe si person i dhunshëm.

Anëtari i SPD-së Ernst-Ewald Roth ka pohuar, ministri Beuth të enjten duhet të sqarojë në Komitetin e Brendshëm përse fëmija është dërguar jashtë vendit, shkruan „Frankfurter Rundschau“, përcjellë Shtegu.com. Nëse ministri nuk e bën këtë gjë, Partia SPD do të angazhohet.

Deputetja e Bundestagut gjerman nga radhët e SPD-së, Ulli Nissen ka folur për një „deportim të neveritshëm“. Ajo ka komentuar: „Jam e zhgënjyer nga ky zhvillim – Një qeveri nuk mund të veprojë më aq vështirë“. Udhëheqësja e fraksionit të majtë Janine ëissler ka kërkuar që qeveria të organizojë kthimin e fëmijës maqedonas.