Që nga fillimi i vitit të ri shkollor, Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq” është pa energji elektrike, gjë që pengon zhvillimin e procesit mësimor. Drejtoresha e gjimnazit për gjendjen e krijuar, fajëson komunën e Tetovës, e cila sipas saj nuk ka lëshuar bllok dotacionet për shtatë muaj.

“Këtë na e solli mungesa e bllok dotacioneve që për shtatë muaj komuna e Tetovës nuk i ka destinuar në gjimnazin e Tetovës. Për shtatë muaj shuma totale e borxhit të gjimnazit ka kaluar 130.000 euro, vetëm borxhi ndërsa përmbaruesit që kanë ardhur kanë përllogaritjet e veta”, tha Teuta Llalla, drejtoreshë e gjimnazit Kiril Pejçinoviq.