Një pjesë e madhe e të rinjve në Maqedoni, gjatë viteve të fundit gjithnjë e më shumë po e braktisin vendin. Edhe pse nuk ka ndonjë statistikë të saktë për këtë dukuri,megjithatë arsyeja për braktisjën e vendit, është mungesa e një vendi pune dhe kushtet e këqija për jetë.

“Nëse do të kisha mundësi, po. Si një nga arsyet kryesore do ta përmendja papunësinë, mënyrën e të jetuarit” ,shprehet një i ri magjistër i Shkencave Juridike për Alsat M.

Ekspertët besojnë se numri i të shpërngulurve është shumë i madh.
“Ekziston konsensus se momentalisht migrimi do të kishte efekte negative, për shkak se kuadro të rinjve të edukuar po shpërngulen. Hulumtimet tona tregojnë se rreth 80% e të shpërngulurve janë shpërngulur për motive ekonomike. Shumë më i vogël është numri i atyre që shpërngulen për shkak të martesës ose studimit, kurse ato që largohen për qëllime politike ose arsye të tjera sporadike.”,deklaroi Blagica Petreska, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think.
Jashtë Maqedonisë, jetojnë rreth 20% apo 516 mijë qytetarë të Maqedonisë.