Trajko Veljanovski e ka vështirë ta lëshojë karrigen që e mban në mënyrë të paligjshme, njëjtë si dhe Emil Dimitrievski. Vështirë e ka edhe Nikolla Gruevski, prandaj duke shkuar në Maltë kërkon që ambasadorë ta presin nëpër aeroporte në Stamboll.

Kështu, siç transmeton Gazeta Express, reagoi deputetja e LSDM-së Rdmilla Shekerinska, duke reaguar ndaj morisë së replikave dhe kundërreplikave që mes vete po i zhvillojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së në vazhdimin e mbledhjes konstitutive në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë.

“Dhjetë vite u mësuan të jenë zot dhe tash e kanë vështirë si xhentëlmenë ta pranojnë disfatën. Tani ju dhanë juve rolin që të turpëroheni në mënyrë që disa veta t’i shpëtojnë drejtësisë për shkak të krimeve të tyre milionëshe”, tha Shekerinska.