Neni 206 i Kodit Penal parashikon gjobë ose dënim me burg deri në një vit për qytetarët që nuk zbatojnë masat e qeverisë kundër përhapjes së coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se të gjithë personat fizikë dhe juridikë që nuk ndjekin rekomandimet do të ndëshkohen sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal.

“Ai që shkel rregullat ose urdhrat me të cilat autoriteti kompetent përcaktojnë ekzaminimet, dezinfektimet, ndarjen e të sëmurëve ose ndonjë masë tjetër për të shtypur ose parandaluar sëmundjet infektive te njerëzit ose duke punësuar ose mbajtur një person që vuan nga një sëmundje infektive duke kryer aktivitete ose ndonjë mënyrë tjetër, shkakton bartjen e një sëmundje infektive, do dënohet me gjobë ose me burg deri në tre vjet”, thotë neni 205

“Një person i cili gjatë një epidemie të një sëmundje ngjitëse të rrezikshme, nuk ka respektuar rregulloret ose urdhrat që specifikojnë masat për shtypjen ose parandalimin e tij, dënohet me gjobë ose deri në një vit burg. Nëse vepra penale e parashikuar në këtë nen është kryer nga një person juridik, dënohet me gjobë në para”, thuhet në nenin 206.