Komisioni për mbrojtje të konkurrencës (KMK) iu shqiptoi gjobë prej 5,8 milionë euro Birrarisë së Shkupit dhe 2,7 milionë euro Birrarisë së Prilepit sepse i kanë kufizuar shpërndarësit në përcaktimin e çmimit të shitjes.

Siç kumtoi KMK, vendimet për dënimet me para për dy kompanitë janë sjell dje, në seancën e Komisionit për vendim-marrje për kundërvajtje pranë Komisionit për mbrojtje të konkurrencës.

Birraria e Shkupit nga 17 dhjetori i vitit 2012 ka arritur marrëveshje për shitjen dhe shpërndarjen e prodhimeve të saja me shpërndarësit e pavarur, në të cilat janë përmbajtur dispozita me të cilat e ka kufizuar aftësinë e shpërndarësit për të caktuar çmim të tij të shitjes, gjegjësisht i ka imponuar me çfarë çmimi t’ua shesë prodhimet blerësve.

Birraria e Prilepit SHA Prilep, megjithatë, nga 13 nëntori i vitit 2010 ka arritur marrëveshje për bashkëpunim afarist me shpërndarësit e autorizuar, në të cilën përmbahen obligime për moskonkurrim me kohë zgjatje të pakufizuar, por edhe dispozita me të cilat e ka kufizuar aftësinë e shpërndarësit për të caktuar çmim të tij të shitjes.

Gjobat në kundërvlerë të denarit arrijnë 357.992.515,00 denarë për Birrarinë e Shkupit dhe 166.778.900,00 denarë për Birrarinë e Prilepit.