Për mosmbajtje të maskës gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 490 shkelje në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të menaxhimit me Covid-19.