Në pajtim me Ligjin për cilësi të ajrit mjedisor, është zyrtarizuar procedurë për kundërvajtje dhe kufizim të punës së subjektit juridik deponia ”Drislla”.

Ky hap është ndërmarrë pas regjistrimit të tejkalimit të kufizimit të emetimit të furrës për djegien e mbetjeve mjekësore.

Kësaj deponie i është shqiptuar gjobë prej 8.500 eurove, njofton Telegrafi Maqedoni.

Inspektoriati shtetëror për mjedis jetësor gjithashtu ka udhëzuar disa veprimtari që në afat prej 90 ditësh të plotësohen, pra të vendosen filtra për ta zgjidhur problemin.

”Drislla” lejohet të kryej djegje të mbetjeve vetëm tetë orë në ditë. Kjo është gjoba e parë e shqiptuar në tre vitet e fundit për arsye ekologjike.