Vlatko Gjorçev në emisionin debatues në televizionin 21 tha se dallimi në përkrahje mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së është i madh dhe se kjo do të zgjasë deri në zgjedhje.

“Dallimi mes OBRM-PDUKM dhe LSDM është i madh. Nuk mund të vlerësoj për momentin se si do të pasqyrohet revolti i qytetarit në vendvotime. Nëse jo 61 deputetë, 58, 59 deputetë janë numër solid. Shpresoj për 61 deputetë”, tha Gjorçev.

Ai tha se partia e tij është e gatshme të koalicionojë me parti shqiptare dhe se kjo do të shihet pas zgjedhjeve.