Orce Gjorgjievski, anëtar në Komitetin Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, sot përmes një pres-konference ka deklaruar se dhuna dhe thyerja e procedurës janë pasqyrë e kapjes dhe kidnapimit të shtetit nga ana e LSDM-së, transmeton Zhurnal. Sipas tij, ata janë inkurajuar nga pushteti që kanë dhe vihen mbi ligjin. 

“Për këtë shkelje të demokracisë, LSDM-ja dhe BDI-ja do të bartin përgjegjësi politike por edhe juridike. Për Talat Xhaferin do të ngritet edhe kallëzim penal për mosrespektimin e Kushtetutës dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. I vetmi institucion që nuk u mposht nga presionet e LSDM-së dhe BDI-së dhe u vu në mbrojte të Kushtetutës dhe interesave shtetërore ishte Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov”, tha Gjorgjievski. 

Ai mes tjerash shtoi se nëse drejtori i Gazetës Zyrtare tenton ta shpallë ligjin pa nënshkrimin e Presidentit, do të kryen vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim”, sipas nenit 353 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë.