Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) dhe ish kryeministri malazes Milo Gjukanoviq sot e akuzoi Moskën se në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi më 16 tetor të vitit të kaluar, tentoi që të shkaktojë gjakderdhje për të patur ndikim më të fuqishëm në Ballkan.
“Kjo ishte tentativë që është gjeneruar nga politika aktuale e Moskës e cila dëshiron që të ketë ndikim më të fuqishëm në Ballkan, dëshiron që të shlyejë llogaritë e saj me partnerët perëndimorë apo me kundërshtarët, para së gjithash me Evropën dhe Amerikën. Kjo tentativë nuk mund të bëhet pa ndihmën e ndihmësve vendorë”, theksoi Gjukanoviq.
Ai shtoi se strukturat politike rreth frontit demokratik janë vendosur në rrëzimin e Malit të Zi dhe të ardhmes së saj në interes të qendrave të huaja politike.
“Ajo që është më e keqe është se punojnë pa asnjë lloj turpi, me krenari i theksojnë udhëtimet e tyre, të gjitha komunikimet, të gjitha paratë që kanë marrë para disa ditëve në Moskë me qëllim që të sigurojnë fonde shtesë që të përfundojnë punën që e filluan më 16 tetor” citon Gjukanoviq.