Në konferencën për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se çfarë është gjetur në vendin ku forcat serbe kanë rrëmbyer tre policët.

Kurti tha se rrëmbimi ndodhi thellë brenda territorit të Kosovës.

– Advertisements –

“Nuk bëhet fjalë për një arrestim në Serbi, për një rrëmbim në Kosovë dhe nuk është për ndonjë kalim të policisë së Kosovës në territorin e Serbisë, siç pretendohet”, tha Kurti.

Kryeministri ka theksuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë KFOR-i dhe policia e Kosovës.

“KFOR-i dhe PK-ja kanë qenë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur edhe gjurmë të çizmeve në drejtim të Serbisë, pranga plastike. Ajo që ende më habit është se KFOR-i ende nuk sqaron zyrtarisht se ku është ky vend, dhe ky vend është në Kosovë. “Edhe vetura edhe ushqimi që kanë ngrënë policët, gjithçka është në territorin e Kosovës”, tha Kurti.