Gjykata Administrative nuk ka marrë asnjë vendim final për procedurat për kundërvajtje të ngritura nga Agjencia e Mediave për media të caktuara rreth raportimit të tyre parazgjedhor. Zv/kryetari i Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audio vizuale, Milaim Fetai thotë se për disa nga mediat vendimi ka kaluar vetëm në fazën e parë, transmeton Alsat-M.

Alsat M drejtoi disa pyetje në adresën elektronike të Gjykatës Administrative për të mësuar deri ku është procedura por nuk morëm një përgjigje. Megjithatë ky institucion nuk ka afat të caktuar ligjor për të marrë një vendim përfundimtar. Më shumë procedura për kundërvajtje, Komisioni i përkohshëm për mediat ka propozuar për Televizionet Sitel, Nova dhe Alfa.

Agjencia e mediave:

TV Sitel – Dy gjoba dhe dy vërejtje

TV Nova – Një gjobë dhe dy vërejtje

TV Alfa – Një gjobë dhe një vërejtje

TVM 1 – Një vërejtje