Partia ”E Majta” u bën thirrje të gjitha partive opozitare, përfshirë edhe atyre shqiptare, që të nënshkruajnë një memorandum të përbashkët për formimin e një ”kordoni sanitar” për izolimin e PDUKM-së, për shkak të siç thonë ”shkretimit që kjo parti bëri gjatë qeverisjes së saj”.

Për përpilimin e tekstit përfundimtar të Memorandumit, ”E Majta” bën të ditur se pranon sugjerime nga partitë tjera politike opozitare.

Njiherit, kjo parti pret që të njoftohet nga partitë politike të cilat do të ishin të gatshme që ta nënshkruajn një memorandum të këtillë, në shtatë ditët e ardhshme.