Gjykata Administrative e pranoi një nga 28 paditë e parashtruara kundër ankimimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për votimin dhe grumbullimin e rezultateve nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale 2017, përcjell Fol.

Gjykata Administrative vendimet për të gjitha 28 paditë, që i morën këshillat gjykues, i publikoi në internet faqen e saj.

Gjykata Administrative e pranoi një nga paditë e koalicionit të kryesuar nga OBRM-PDUKM për anulimin e votimit në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit në vendvotimin 2461 në Komunën e Sarajit.

Pas marrjes së vendimit nga Gjykata Administrative, KSHZ duhet të prononcohet nëse rivotimi në këtë vendvotim do të ketë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve dhe nëse në bazë të kësaj do të ketë rivotim në këtë vendvotim në Saraj.

Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare. /Fol/