Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim.
Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit së Kolmarit në Francë
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, gjykata ka vendosur burgim të përkohshëm për Haradinajn, ndërkohë që pritet kërkesa për ekstradim nga Serbia.
Ai u ndalua në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç tha se do tç kërkojë ekstradimin e tij në Serbi, pasi ka prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtor për krime lufte.
Por avokati i Haradinajt tha se ekstradimi në Serbi është i pamundur.
Me një notë proteste nga ana e Prishtinës zyrtare është dënuar arrestimi i ish-kryeministrit.
Mësohet se ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez të cilit i ka kërkuar lirimin e Haradinajt.
Ndërkohë Kosova i ka mohuar presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç zhvillimin e një vizite zyrtare.