Këshilli penal i Gjykatë së Kumanovës ka vendosur ta lirojë nga akuzat liderin e LSDM-së Zoran Zev, i cili ishte paditur privatisht nga Viktor Cvetkovski për veprën penale “përgjim dhe publikim i paautorizuar i bisedave telefonike”.

Në lidhje me vendimin e gjykatës, Viktor Cvetkovski, Sekretar i përgjithshëm i Opcionit Qytetar për Maqedoninë (OQM), ka deklaruar se nuk është i kënaqur me vendimin e gjykatës dhe se do të ndërmerr të gjitha mundësitë juridike deri në Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë.

Cvetkovski tha se lëndën do ta çojë edhe në Strasburg, nëse është e nevojshme.