Gjykata nuk ia mundëson deputetit Johan Tarçullovski, i cili tani gjendet në arrest shtëpiak, ta ndjek fjalimin e nesërm të gjeneralit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Fol.
Nga atje ata thonë se një vendim i tillë është bërë në përputhje me dispozitat e nenit 163, paragrafi 2, sipas së cilës kërkesa e paraqitur e të pandehurit nuk përbën përjashtim nga dispozita ligjore.
Deputeti Johan Tarçullovski para dy ditëve kërkoi që Gjykata penale ta lejojë më 18 janar të largohet nga shtëpia e tij për 4 orë, që në karrigen parlamentare ai personalisht ta dëgjojë fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në një letër të dërguar përmes avokatit të tij Apostolski deri te gjyqtarja e procedurës paraprake Dimishkova, shkruan se, ai është i vetëdijshëm se në kuvend i është marrë imuniteti i deputetit që t’i përcaktohet arrest shtëpiak, por ai ka shtuar se në këtë fazë ende mban detyrën si deputet. /Fol/