Kryetari i këshillit gjyqësor të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, i cili vepron në lëndën ‘Trista’, i formuar pas aktit të parashtruar akuzues të PSP-së, e duke vepruar sipas ankesë së parashtruar të mbrojtjes së të akuzuarit kundër vendimit me të cilën miratohet akti akuzues, mori vendim se ankesa hidhet poshtë si e pabazë me arsye se në pjesën juridike thuhet se kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejtë për ankesë, përcjell Fol.

Këshilli për vlerësim të aktit akuzues të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, i cili vepron në vlerësimin e aktit akuzues të PSP-së në lëndën e Prokurorisë të quajtur si ‘Trezor’, duke vepruar sipas ankesave të tre nga të akuzuarit në lëndën e parashtruar kundër aktiti akuzues, e të deklaruara përmes mbrojtësve të tyre, mori vendim me të cilin ankesat i hodhi poshtë dhe të palejuara, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale. /Fol/