Kryeministri Zaev është kthyer drejt një udhë pa kthim, ku ai ka harruar se është kryeministër i të gjithëve, por i është nënshtruar krimit të BDI-së në çdo cep. Ai ia ka kthyer shpinën edhe ministrit Arben Taravari për ta përkrahur bandën e Nevzat Bejtës, si njeriu që zaptoi dhe u zhyt në hakmarrje politike kushdo që është kundër Bejtës menjëherë i hakmerret në formën më të ulët.

Zaevi duhet ta ketë tq qartë se ministri dr. Taravari është njeriu që ka shëruar plagët e çdo pushteti që po i helmon qytetarët me sëmundje nevrastanike. Ai bën punën e humanit dhe ndërkohë i ka hyrë një betejë për ta ndryshuar sistemin shëndetësor për të mirën e gjithkujt.

Arben Taravarin e vlerësojnë qendra të huaja me përmasa evropiane dhe sipas shumë anketave me rejting të lartë e nxorën ministrin e shëndetësisë Arben Taravarin madje edhe para edhe kryeministrit. IRI e dha sinjalin e ndryshimit, por dyshimi mbetet a është Zaev i sinqert për të luftuar krimin apo ishte një fasadë për ta mbytur regjimin me figura si Sela dhe Taravari, dhe të fshihet pas krimeve të figurave famëkeqe të BDI-së.

Zaev, bëjë dallimin mes Taravarit dhe Bejtës, ndryshe do bëhesh pishman dhe do të qortojë historia se në vend që të jesh me qytetarët e tu që të kanë zgjedhur, ti bën fushatë të ulët duke e përkrahur krimin sot, që dje e luftojë po me Selën dhe Taravarin e më shumë figura të tjera të pasterta./fol.mk