Nëse i merret mandati i deputetit Nikolla Gruevskit kjo nënkupton se ai nuk është deputet dhe tashmë nuk mund t’i gëzojë të drejtat e deputetit. Në qoftë se nuk i merret mandati i deputetit, me këtë Gruevski nuk do t’i ikë përgjegjësisë për veprat penale për të cilat gjykohet. Sipas kësaj, se a do të shkojë që ta vuajë dënimin me burg tani ose pas një muaji kjo kryesorja nuk e ndryshon punën, deklaroi për MIA-n ish-gjykatësi kushtetues Trendafil Ivanovski.

Sipas tij, mbrojtësit e ish-kryeministrit Gruevski në rastin konkret kërkojnë anulimin e vuajtjes së dënimit me burg dhe theksojnë argumente adekuate që nuk janë argumente të vërteta të cilat do të ndikonin në vetë vendim.

“Unë prisja që mbrojtësit në thelb do ta vendosnin çështjen për zbatimin e nenit 65 të Kushtetutës, ndërsa kjo është ndërprerja, gjegjësisht marrja e mandatit të deputetit. Ata nuk e parashtruan këtë çështje, por i vendosën dy elemente – kushte, ndërsa kjo ishte që ta përfundojë librin gjegjësisht ta përfundojë veprën të cilën e shkruan që nuk është kusht që të kërkohet refuzim për vuajtjen e dënimit, ndërsa i dyti ishte se duhet t’i përfundojë detyrat të cilat i ka si deputet”, thekson Ivanovski.

Trendafill Ivanovski, ish-gjykatës kushtetues
Nëse merren parasysh, siç tha Ivanovski, raportet për rregullshmërinë e deputetit Gruevski në punën e Kuvendit mund të konstatohet se ishte i pranishëm vetëm në një nga dy seancat e Kuvendit, që, siç thotë, “nënkupton se nuk e ka anë aq të fuqishme dhe se do të ketë pasoja Parlamenti për shkak të pasivitetit të tij”.

Ivanovski përkujtoi se ai si gjykatës i Gjykatës Kushtetuese kur vijonte procedura për lustrim kundër tij ishte shkarkuar nga ana e Kuvendit në kundërshtim me të gjitha dispozitat e Kushtetutës, sipas të cilave nuk guxonte që t’i merrej mandati.

“Megjithatë të dirigjuar nga nomenklatura e Gruevskit dhe spikerit të atëhershëm të Kuvendit Trajko Veljanovski në ditën e shpalljes së zgjedhjeve në vitin 2010 mua më ishte marrë mandati, gjegjësisht mu ndërpre funksioni i gjykatësit të Kushtetueses në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas kësaj, nuk kishte kurrfarë përgjegjësie për shkelësit e Kushtetutës”, thotë Ivanovski.

Sipas kësaj logjike, siç thekson ai, madje edhe kur deputeti pret që të vuajë dënimin me burg, që të burgoset, nuk vlerëson se me këtë do të shkelet Kushtetuta. Ndërsa nëse shkelet, siç shton, pse thotë duhet që të veprohet ndryshe nga rasti i tij.

“Mendoj që personi për të cilin më pyesni se a duhet të shkojë që ta vuajë dënimin me burg, sa më shpejtë duhet të pranojë të shkojë që të vuajë dënimin, sepse kthim nga kjo situatë nuk ka. Përgjegjësia duhet të jetë e pranishme. Ikja nga përgjegjësia nuk i bën mirë askujt, prandaj përfundimisht nuk do t’i bëjë mirë as Gruevskit”, thotë Ivanovski.

Në nenin 65 të Kushtetutës është parashikuar që deputetit t’i merret mandati nëse është i dënuar për vepër penale për të cilën është marrë aktvendim për dënim me burg në kohëzgjatje prej të paktën pesë vite. Deputetit mund t’i merret mandati kur është i dënuar për vepër penale ose vepër tjetër ndëshkuese që e bën të padenjë për kryerjen e funksionit të deputetit si dhe për mungesë pa arsye nga Kuvendi më shumë se gjashtë muaj. Marrjen e mandatit e konfirmon Kuvendi me dy të tretën e shumicës së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Për kërkesën e gjykatës për marrjen e mandatit të Gruevskit për shkak se është dënuar me burgim prej dy vjetësh për lëndën “Tank”, nesër do të debatojë Komisioni i Kuvendit për çështje të rregullores dhe të imunitetit

Gruevski deri më 8 nëntor duhet të paraqitet për ta vuajtur dënimin me burg prej dy viteve për rastin “Tank” përkatësisht furnizimin e mercedesit luksoz. Nga Gjykata Penale të premten komunikuan se gjykatësi për kryerjen e sanksioneve e ka refuzuar lutjen e Gruevskit për anulimin e dënimit me burg prej dy vjetëve për blerjen mercedesit luksoz në lëndën e “Tank” të PSP.

Gjykata Penale Shkup më 23 maj të këtij viti për furnizim të “mercedesit” luksoz me vlerë prej 600 mijë euro e dënoi të akuzuarin e parë Gjoko Popovski me gjashtë vite e gjashtë muaj burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës me dy vite burg. Të dy pastaj dorëzuan ankesa për gjykimin e shkallës së parë deri te Gjykata e Apelit Shkup.

Gjykata e Apelit më 5 tetor si të pabazë e refuzoi ankesën e Gruevskit dhe në tërësi e konfirmoi gjykimin e shkallës së parë për dënim me burg prej dy viteve.

Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e të akuzuarit ish ndihmës-ministër i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër vite e gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër e konfirmoi vendimin e shkallës së parë. Në lëndën “Tank” e dënuar është edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska me gjashtë vite burg.