Gjykimi për lëndën “Trust” të PSP-së në të cilën i dyshuari kryesor është afaristi Sead Koçan, do të vazhdojë më 21 nëntor me paraqitjen e dëshmive.

Në seancën e sotme PSP shfaqi aktakuzën dhe kërkoi që gjykata në bazë të dëshmive të dorëzuara të akuzuarit të shpallen të fajshëm.

Sead Koçan u shpreh i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet, ndërsa akuzat mohuan edhe i akuzuari i dytë Vasilije Aviroviq dhe i akuzuari i tretë Safet Vatiq.

Mbrojtja theksoi se të akuzuarit janë të pafajshëm dhe se provat e PSP-së janë jorelevante dhe se ky rast bëhet për famë mediatike./Telegrafi/