Gjyqtari pezullon ndeshjen Danimarkë-Finlandë pas rrëzimit pa ndjenja të Eriksenit

Është ndërprerë ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës pas ankthit të përjetuar me rrëzimin pa ndjenja të mesfushorit Christian Eriksen.

Ndeshja mes dy kombëtareve skandinave ka sjell momente ankthi për gjithë futbollistët e pranishëm, por edhe tifozët e futbollit.

Kjo pasi kapiteni i Danimarkës, Eriksen është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe dyshohet se ka përjetuar një sulm në zemër.

Momente ankthi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Eriksen bie në tokë pa ndjenja
Pas kësaj, ekipet mjekësore të dyja kombëtareve kanë reaguar me shpejtësi duke tentuar ta këndellin lojtarin.

Megjithatë, edhe pas shumë minutave, Eriksen vazhdonte me gjendje të rënduar shëndetësore.

Kjo ka bërë që gjyqtari kryesor, anglezi Anthony Taylor ta ndërpresë përkohësisht ndeshjen. /Telegrafi/