Ljupço Stojanovski, gjyshi i Tamarës që vdiq nga moskujdesi i shtetit, është në gjendje shëndetësore dhe avokatët e tij kërkojnë dënim më të arsyeshëm për sulmin ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Avokatët kërkojnë burg shtëpiak apo shërim pastaj burgosje për plakun Stojanovski, që qëlloi drejt Todorovit më 2 qershor.

Ai është në paraburgim për tre muaj dhe prej atë ditë, sipas avokatëve, gjendja e tij shëndetësore përkeqësohet.

Përndryshe, Tamara është viktimë e burokracisë shtetërore të cilët nuk miratuan një fond për shërim jashtë shtetit për Tamarën e cila vdiq si pasojë e neglizhencës shtetërore.

Pas vdekjes, ju miratua fondi për shërim. Pas vdekjes pati edhe protesta të zjarrta kundër ministrit të atëhershëm të shëndetësisë që njihet si protesta ”Todoroff”. /Telegrafi/