Banori 51-vjeçar i Sedllarcës së Poshtme ka humbur jetën, pasi derisa ka qenë duke drejtuar biçikletën është goditur nga një makinë e tipit BMW me targa të Tetovës, e drejtuar nga një 22-vjeçar.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në rrugën Tetovë-Bërvenicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga aksidenti çiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konstatuar vdekjen”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata shtojnë se është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik./Telegrafi/