Kjo kompani hartash i përket gjigandit të internetit Alibaba. Lajmi erdhi kur Google bashkëpunoi me një firmë kineze në fillim të muajit.
Google Maps rikthehet në Kinë pas 8 vitesh
Google do të ri-lançojë shërbimin e hartave në Kinë pas 8 vitesh mungesë raportoi media financiare Nikkei të Hënën.
Kompania ka ndërtuar një version ueb dhe iOS të Maps posaçërisht për Kinën.
Kur përdoruesit përpiqen të përdorimin funksionet e navigimit të Google, automatikisht transferohen në një aplikacion nga AutoNavi.
Kjo kompani hartash i përket gjigantit të internetit Alibaba. Lajmi erdhi kur Google bashkëpunoi me një firmë kineze në fillim të muajit.
Shërbimi i hartave të Google nuk ofrohet që prej 2010-ës kur kompania refuzoi të censuronte shërbimin me kërkesë të autoriteteve Kineze.
Që atëherë ka mbajtur një prezencë të kufizuar në tregun më të madh në botë të telefonëve.