Në ditën e parë të vitit 2020 në Gostivar kanë lindur tre foshnja, nga nëna të ndryshme.

Kështu bëjnë të ditur nga reparti i gjinokologjisë në Spitalin e Gostivarit.

E para është vajzë dhe ka lindur në orën 05:40. Foshnja e dytë është e gjinisë mashkullore dhe ka lindur në orën 06:50, ndërsa e tretë është vajzë dhe ka lindur në orën 08:10.

Ndërsa foshnjat e para që kanë ardhur në jetë në vitin e ri janë dy binjak nga Shkupi, të cilët kanë lindur në orën 00:01 dhe 00:03.