Dje në ora 13 e 15 minuta, në Stacionin policor Gostivar, 54-vjeçarja nga Shkupi, ka denoncuar se të njëjtën ditë në ora 12 e 30 minuta, në Gostivar në derën hyrëse të shtëpisë, të personit E.Q. ku denoncuesja si Përmbaruese ka kryer procedurat lidhur me 9 lëndë për realizim ndaj personit V.Q. ku personi E.Q. është kërcënuar dhe ka tentuar ta sulmoj fizikisht dhe menjëherë është privuar nga liria, dhe është dërguar Stacionin e Gostivarit.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ku do të pasojnë edhe padi adekuate./TS/