Është ndalur procesi ivotimit në dy qendra të votimit në Gostivar për shkak të fenomenit zgjedhor “Treni bullgar”. Kështu kanë tentuar të veprojnë disa aktivistë të një partie të caktuar.

“Treni bullgar” është metodë e blerjes së votës përmes nxerrjes së fletëvotimeve jashtë, ua japin personave që u blejnë votën, dhe pastaj i fusin brenda të plotësuara, ndërsa fletëvotimet e rregullta i jepen personit që blenë votën.