Në repartin epidemiologjik në Qendrën për Shëndet Publik në Gostivar, në ditën e parë të vaksinimit kundër gripit sezonal, janë vaksinuar 220 persona. Gjatë ditës, informojnë, ky numër pritet të rritet deri në 400, përcjell Fol.

Në mesin e të parëve që janë vaksinuar, e cila mbron nga tre tipe të viruseve, janë personat më të moshuar dhe ata që kanë sëmundje kronike, ndërsa ka edhe punëtor shëndetësor.

“Interesimi, zakonisht është rritur veçanërisht në ditët e para. Vaksina, veçanërisht rekomandohet për personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkëritë e bardha, veshkët, diabetikët dhe personat me imunitet të dobët. ”, deklaroi epidemiologu Voisllav Ognjanoski.

Sipas tij, vaksinimi mundet edhe te personat mbi 60-vjeç, ndërsa te fëmijët vetëm me konsultim të pediatrit.

Imunizimi i popullatës së rajonit do të bëhet me 1200 doza të vaksinave. Gjatë vitit të kaluar, në Gostivar janë përdorur gjithsej 1.100 vaksina. /Fol/