Në prag të votimit të fundit mbi ndryshimet kushtetuese, partia e Solza Grçeva, “Zëri i Maqedonisë”, ka thënë se qeveria e ardhshme do të shfuqizojë marrëveshjen e Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një marrëveshje e bazuar në shkelje të vullnetit të shumicës së popullit, shkeljes së kushtetutës ekzistuese, të deputetëve të zgjedhur, të një amnisti selektive dhe të qëllimshme, antikushtetuese, të lirimit të kriminelëve, të dhunës së pashembullt të sundimin të ligjit, çdo qeveri e ardhshme do të ketë jo vetëm të drejtën, por edhe një detyrë për ta shfuqizojë atë”, thonë nga partia e Grçevasë.

Nga atje iu rekomandojnë deputetëve që të mendojnë me kujdes për pasojat që do të rezultonin nga përçarjet e mëdha në mesin e popullit maqedonas dhe të mendojnë se nuk ka çmim për humbjen e identitetit.

“Të mos guxojnë t’i fshinë të drejtat tona të fituara, të drejtën tonë për vetëvendosje. A nuk janë të vetëdijshëm se hapin derën dhe për federalizmin e shtetit me kërkesat e vazhdueshme të disa partive shqiptare dhe me preambulën e ndryshuar?

Përgjegjësia është mbi shpatullat e tyre, të atyre që nuk e respektuan vullnetin e qartë të popullit në referendumin e fundit. Është momenti i fundit që të mos ju nënshtrohen shantazheve, premtimeve dhe dobitë i e publikut t’i vendosin para vetes. Do të zihen ngushtë përjetësisht, ndërsa marrëveshja do të shfuqizohet”, tha deklarata e Grçeva.