Opsioni civil për Maqedoni (GROM) kumtoi se e mbështet manifestin e shpallur ditë më parë nga OBRM-PDUKM-ja. Nga GROM thonë se manifesti e pasqyron orientimin euroatlantik të shtetit.

“Manifesti qartë e pasqyron orientimin tonë euroatlantik, sepse konsiderojmë se i ndajmë të njëjtat sisteme me vlerë me shtetet perëndimore. Manifesti e mbështet karakterin unitar rë Maqedonisë dhe pandryshueshmërinë e Kushtetutës në bazë të pazarllëqeve politike. Veçanërisht për ne është e pranueshme pjesa e largimit të agjendave të huaja dhe dënimi i përzierjes në punët e brendshme të shtetit nga ana e çdo qeverie të huaj ose përfaqësuesve të tyre”, thuhet në kumtesën e GROM-it.

Në fund ata theksojnë se për herë të parë në këtë dokument promovohet dialogu i pushtetit me opozitën, në kuadër të institucionet të sistemit për çështjet kyçe nga interesi personal.