Orhidea Latifi e njohur për publikun si Kida, vazhdon të mbetet një prej këngëtareve më aktive të tregut muzikor.

Ka pak javë që këngëtarja Latifi publikoi “Andërr”, projektin i cili u pëlqye aq shumë dhe ka arritur të marrë mbi gjashtë milionë klikime në YouTube.

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft e bukur dhe joshëse, teksa nuk mungojnë as pozat provokuese duke ngacmuar kështu paksa ndjekësit e saj të gjinisë së kundërt.

Në njërën nga fotografitë, bukuroshja Kida shfaqej bukur me flokët gërsheta dhe fustan të shkurtër ngjyrë bezhë, i cili mesa duket zbulonte pak më shumë se ç’duhej.

Ishte marrja e pozës, ajo e cila kishte bërë që aksidentalisht këngëtares t’i shfaqen të brendshmet në një pjesë të vogël në këtë fotografi.

Ndonëse dukej bukur dhe lozonjare, ky detaj i vogël bëri që fotografia të mos marrë edhe aq sa duhet pëlqimin e fansave.