Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përshëndetur apelin e kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova bëri të ditur se iu ka shkruar të gjithë liderëve politik të Kosovës për t’i takuar, duke shtuar se u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë me apele diasporës në këtë proces të regjistrimit.

“E përshëndes deklaratën e z.Albin Kurtit liderit të Lëvizjes Vetëvendosje. Jo më larg se dje unë i shkrova z.Kurti me një kërkesë për t’u takuar ditën e nesërme sepse e kisha në agjendë t’i vizitojë të gjithë liderët e Partive politike në Kosovë dhe i njoftova për arsyen e takimit që ishte pikërisht nevoja e përfshirjes të kryetarëve të partive politike në Kosovë që të na ndihmojnë me apele drejtuar diasporës për t’u regjistruar”, tha Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë