(Me shkas)

Deklarata e zëvendëskryeministrit Artan Grubi në Euronews, ku ndër të tjera u shpreh   se pushteti duhet të punojë vazhdimisht me deputetët e VMRO-DPMNE-së, që në rast se nuk sigurohen të gjithë, së paku 8-10 deputetë të kësaj partie të votojnë ndryshimet kushtetuese,  jo që nuk është serioze,  por është tepër tendencioze dhe e papërgjegjshme, sepse edhe ai vetë e di se kjo kurrë nuk mund të arrihet në këtë mandat parlamentar.

Edhe sikur të ketë  sadopak , shpresa se një gjë e tillë mund tyë ndodh, ku ndonjëri nga deputetët e VMRO-së , mund të ndryshonte mendje për të votuar ndryshimet kushtetuese , sigurisht se  vetëm për shkak të thirrjes  së dalë nga goja e Grubit, kjo  gjë smund të ndodh kurrë, sepse thirrjet e ngjashme të këtij provokatori kujdestar  konsiderohen si provokative  dhe i shërbejnë një agjende të huaj që vetëm  europjane s`mund të jetë, por të një agjendë të huaj që vetëm Grubi  din t`i shërbejë më së miri, njëjtë siç i shërbente Mijalkovit në podrumet e Mariot-it kohë më parë.

Ndërkaq deklarat e tipit se Mickovskit dhe VMRO-së, i pengon fuqia e BDI-së dhe e  shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë  jo që nuk mban, por është tepër manipulative  dhe e menduar mirë, ku si qëllim parësor ka zëvendësimin e temave nga ajo e korrupcionit ,( si puna e tenderit 1. 8 milion eurosh, që mori   komania sponsorizuese e BDI-së , ditë më parë), me temën se gjoja i pengon dikujt fuqia e BDI-së dhe ministrave të saj.

Nëse vërtet dikujt do ti kishte penguar BDI-ja dhe puna e mistrave të saj shqiptarë, janë  pikërisht shqiptërt ata të cilët janë të lodhur  me këtë bandë kleptomanësh , që për  20 vjet nuk arritën  gjë tjetër të bëjnë për këtë vend  dhe për këtë popull ,vetëm se ti bëjnë nipat e liderit të tyre  milionera./ L.A