Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në fjalën e tij në ditën e shtatë të takimeve “Bashkë për Europë” tha se jemi këtu me strukturat partiake, biznesit dhe grupeve tjera të interesit për t’iu thënë se BDI jeni ju, dhe se BDI është e juaja.

“Të dashura vajza e djem më të mirët e Bashkimit Demokratik për Integrim jemi këtu me kryetarin, kryeparlamentarin, nënkryetar partie, sekretar, deputet, funksionar, njerëz ze biznesit për t’ju thënë që jemi në mbështetjen tuaj dhe që BDI jeni ju dhe BDI-ja është e juaja, Ju jeni e ardhmja e BDI-së dhe më bëhet qejfi që keni vendosur të bëheni si Hasan Prishtina për Ismail Qemalin, sepse Ismail Qemalin në ditët e sotme e kemi me vete”, tha Grubi.