Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sot në foltoren e Parlamentit ka folur në debatin në lidhje për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Marko Zvërlevskit.

Ja fjalimi i tij të plotë:

Kaloi gati një muaj nga fjala e z. Zvrlevski ne kete foltore si dhe nga debati i hapur per shkarkimin e tij si pikenisje per reformat sistemore.

Gjate ketij muaji te debatit parlamentar dhe shoqeror mbi kete pike u adresuan ceshtje te kontestuara politikisht ne menyre selektive.
Nuk u fol fare per ceshtjet me kontestuese politikisht, etnikisht, por jo vetem, sepse keto ceshtje ishin kontestuese edhe ne aspekt procedural si dhe te mungeses se deshmive per ta deshmur fajesine, por edhe te perdorimit te standardeve te dyfishta nga prokuroria dhe gjyqesori.
Gjate ketij debati per shkarkim te z. Zvrlevski, nuk ka se si mos ti permend edhe rastet jashtezakonisht te ndjeshme, te politizuara dhe te kontestuara ne publik, ne vecanti per qytetaret shqiptar, por edhe per te tjeret.
Para se te fliste per sigurimin e telefonave celular per stafin e prokurorise, prioritet i prokurorise dhe sfide e tij personale do te duhej te ishin rastet e kontestuara:
– Sopoti
– Monstra
– Protestat qytetare per rastin Monstra
– Lagja e Trimave
– Protestat per rastin Gjorce Petrov ne vitin 2014 ku u dogjen prona private dhe u dhunan qytetaret shqiptar te kesaj lagje.
Dhe shume e shume raste te tjera.
Z. Zvrlevski, si ka mundesi qe prokuroria mos ta terheq akuzen ndaj Sopotosve pas gjithe atyre deshmive publike, pas konkluzave te komisionit anketues parlamentar, dhe pas zbulimit te pergjimeve?
Kjo eshte absolutisht pergjegjesi e ketij institucioni dhe fatkeqesisht, ketyre njerezve dhe familjeve te tyre u eshte rrembyer jeta, jo vetem liria.
Z. Zvrlevski, Si ka mundesi qe mos te ngritet procedure ndaj agjenteve te agjencise se zbulimit te cilet ndegjohen ne pergjime duke diskutuar me protagonistet e rastit Lagja e Trimave ne Kumanove. Po keta agjente u denoncuan gjate gjykimit gjithashtu!
Pse prokuroria nuk pranon nje hetim nderkombetar mbi kete rast kaq te komplikuar qe la 18 viktima njerezore dhe rrrenime te medha ne prone?
Kur ne dhe qytetaret do ta kuptojne te verteten e trishte te ketij rasti ne menyre trasparente, pse ndodhi, kush e organizoi, kush e nxiti dhe kush e porositi?
Si ka mundesi qe protestuesit kunder vendimit ne rastin Monstra te denohen nga 3 vjet burg, ndersa vandalet e  Gjorce Petrovit qe dogjen prone private dhe rrahen njerez te pafajshem, te lirohen.
Me pas, une fuqimisht denoj vrasjen e 5 qytetareve te pafajshem maqedonas dhe fajtoret duhet te pergjigjen para ligjit. Por, fajtoret e vertet ama.
Rasti Monstra duhet te rikthehet ne rigjykim transparent te transmetuar drejtperdrejt ne menyre qe secili nga ne te adreson shqetesimet rreth mungeses se provave per vrasjen e pesefishte.
Para se te fliste per sigurimin e kompjutereve ne prokurori, ai eshte desht te punon ne tejkalimin e standardeve te dyfishta ne sundimin e se drejtes dhe paragjykimeve etnike te nje pjese te ekipit te tij prokurorial, po pse jo edhe te gjyqesorit.
Paragjykime keto qe sjellin nje vendim te prokurorise per maqedonas, tjeter per shqiptar, per te njejtin rast, per te njejten veper. Rasti i protestave te Gjorce Petrovit dhe Monstres jane shembulli fakteqesisht me i mire.
Mohimi i problemit nuk e zgjidh ate.
Formulimi Shtet i kapur ne raportet evropiane duhet tju shqeteson juve po aq sa edhe neve dhe te gjithe te tjeret sepse me se shumti i referohet sundimit te se drejtes.
Nepermjet te ketij debati dua te shpreh shqetesimin tim te thelle per keto standarde te instalura te dyfishta ne sundimin e se drejtes ne Maqedoni, ku rol jo te vogel kishte z. Zvrlevski bashke edhe me z. Geshkovska, ne rolin e prokurorit qofte ne Shkup, qofte ne republike dhe prandaj ne do te votojme ne mbeshtetje te shkarkimit me shprese qe reformat do te nisin separi nepermjet te ndryshimit te mendesise.
Ne fund, prokuror dhe gjykates pa paragjykime etnike, prokurori dhe gjyqesor te pavarur bashke si dhe sundim te se drejtes nuk arrihet kur Marko zevendesohet nga Darko.
Prokurori i ri duhet te jete figure konsensuale, pa paragjykime, me integritet personal e profesional.