Bashkimi Demokratik për Integrim përveç kryeminisrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut do të udhëheq edhe postin e kryetarit të kuvendit si dhe do të udhëheq edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme, informon TS.

Këtë e ka konfirmuar sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi i cili ka qenë i përfshirë drejtëpërdrejtë në negociatat për formimin e Qeverisë së re.

Grubi në rrjetin social Facebook shkruan se në rajon do të jenë tre ministra të jashtëm shqiptar.

“Përveç Kryeministrit, edhe tre ministra të jashtëm shqiptar në rajon. HISTORIKE!”, shkruan Grubi.

Përveç Kryeministrit, edhe tre ministra të jashtëm shqiptar në rajon. HISTORIKE!

Gepostet von Artan Grubi am Dienstag, 18. August 2020