Deputeti i BDI-së Artan Grubi gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit u shpreh se platforma e përbashkët e partive është nënshkruar në Shkup dhe BDI nuk është për ndarjen e vendit.

“Platforma është nënshkruar në Shkup dhe pjesë e programeve zgjedhore. BDI nuk anagazhohet për kantonizim, federalizim, ndarje të Maqedonisë por për unitaritet duke respektuar kushtetutën e Maqedonisë”, është shprehur Grubi.