Deputeti i BDI-së  Artan GRUBI , ka zgjedhur murin e tij në fejsbuk për ti uruar Klubit të Hendbollit VARDAR për suksesin e aritur sot në  Kelln të Gjermanisë ku Vardari u shpall kampion i Evropës në Hendboll.

Edhe pse askush nga shqiptarët deri tash nuk kanë uruar KH Vardar për suksesin e arritur, për shkak se gati në të gjitha ndeshjet që ka luajtur ky ekip  nuk kanë   munguar ofendimet ndaj  shqiptarëve  dhe se korret e    tyre   “vdekje shqiptarëve” “shqiptari i mirë -shqiptarë i vdekur”ishin pjesë e  pandarë e tifozëve të këtij klubi, andaj edhe urimi i z.Grubi duket i pakuptimtë.

Ja se çfar shkruan z. GRUBI në.urimin e tij

Pa dashur që të bëhëm Party Breaker, arsyeja qëndron në atë se në cdo ndeshje të mundshme, qoftë me PSZH, qoftë me Barcelonën ose me Miravcin, këndohet “Shqiptarët e mallkuar”, “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “Maqedoni e pastër”, etj.

Tradicionalisht, në të gjitha sportet, Vardari është rivali më i madh i krenarisë sonë Shkupi, por pa marrë parasysh atë, ky sukses është me vlerë dhe duhet të urohet. Shpresoj që ky sukses do të sherbejë si nxitës për të larguar ato marrëzira si dhe politikën nga tribunat.

Urime edhe për Shkupin dhe Zajazin gjithashtu.

——————–
Многу малку Албанци осеќаат потреба да му честитат на РК Вардар за овој огромен историски успех, Европски шампион.

Не сакам да бидам Party Breaker, но причината е во тоа што на секој можен натпревар, било со ПСЖ, било со Барцелона, било со Миравци, се пее “Клетите Шиптари”, “Мртов Шиптар – Добар Шиптар”, ”Чиста Македонија”, итн.

Традиционално, во сите спортови, повеќе од две децении, Вардар е најголем ривал на нашата гордост Шкупи, но без оглед на тоа, ова е успех кој што е многу вреден и треба да се честита. Се надевам дека овој успех ќе биде поттик за да се отстранат глупостите и политиката од трибините.