LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës së Kërste Jovanovskit të OBRM-PDUKM-së, i cili kërkoi të zbardhet sa më parë sulmi ndaj Nikolla Todorovit, duke theksuar se ky incident ka qenë i planifikuar me vite. Nga LSDM i bëjnë thirrje OBRM-PDUKM-së që rastin të mos e përdorë për qëllime politike.

Nga LSDM thonë se, qytetarët i njohin informacionet e rrejshme dhe keqpërdorimet politike të OBRM-PDUKM-së.

“Presim zbardhje të plotë të rastit në interes të së drejtës dhe vërtetës. Çdo njëri që bën vepër kundërligjore do të ballafaqohet me drejtësinë. I bëjmë thirrje udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së, që gjatë gjithë dekadës ka qeverisur me dhunë, kërcënime të ndalojë të shqetësojë qytetarët, të ndalojë me urrejtjen, dhunën dhe mosdurimin dhe të sillet si opozitë e përgjegjshme”, thuhet në reagimin e LSDM-së.