“VMRO-DPMNE i dha monopol një kompanie për të organizuar lojëra fati për 15 vjet, tani shteti me 51% do t’i kontrollojë tri kompanitë për lojërat e fatit online dhe paratë nga taksat do të akumulohen në buxhetin e shtetit në vend që të shkojnë në ndonjë llogaritë jashtë vendit”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë për TV Kanal5, transmeton Top24.

Ai në intervistë ka përgënjeshtruar akuzat e opozitës se janë paguar penale për kompaninë që ndërton projektin më të madh në vend, Korridorin 8 dhe 10D.

“Zero denarë janë paguar penalitete për BECHTEL-in dhe ENKA-n, ka pasur gënjeshtër dhe propagandë brutale për investimin më të madh dhe të gjitha për përfitime ditore politike”, potencoi Grubi.